“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë”, tha Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas rastit në Pejë ku një grua e moshuar u sulmua fizikisht nga punonjësa e Shtëpisë së të Moshuarve.
Ministri i Brendshëm përmes një postimi në Facebook ka shkruar se veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.
“Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla.