Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që të mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) tjera të cilat nuk duken në video.
Një video jashtëzakonisht shqetësuese e ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës. Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duken të jenë infermiere.
Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.
Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.
Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.