Pas rastit që shokoi e tronditi opinionin me gruan e moshuar që goditej nga infermieria Aurona Pelaj në shtëpinë për kujdesin e moshave të treta “Ordena” në Pejë, ka reaguar avokatja Aurora Mulhaxha.
Mulhaxha ka ofruar ndihmë në përfaqësimin e familjes pa pagesë, në mungesë të kontaktit me familjen këtë thirrje e njëjta e ka bërë në facebook.
Avokatja nga Peja ka shkruar se bashkëndjen dhimbjen me familjen Nura dhe se ky veprim ka destabilizuar secilin individ.
Postimi i plotë:
I beje thirrje publike familjes Nura nga Gjakova, ne pamundesi te kontaktit direkt me te njejtit, se ne si zyre jemi ti gatshem ne perfaqesimin e tyre ne cilesin e te demtuarve, pro bono/ pa pagese.
Njeherit e bashkendjeje dhimbjen e tyre une dhe familja ime, nga aktet mizore, te pa arsyetuara dhe ta papranuara te “femrave” te cilat e komsiderojne veten qenje njerzore.
Abuzimi fizik, emocional, psikologjik, ndaj te moshuares eshte ceshtje e cila destabilizoje cdo individ.
Abuzimi me të moshuarit është një çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën,prandaj meriton vëmendjen e të gjithëve.
Shpresojme qe ne te ardhmen te miren masa per parandalimin e abuzumit me te moshuarit te cilat kan te bejne me:
Fushatat e ndërgjegjësimit
Shqyrtimine viktimave të abuzuara
Programet ndërgjegjësuese në shkolla
Ndërhyrjet mbështetëse të kujdestarit,përfshirë menaxhimin e stresit dhe kujdesin afatgjatë
Politikate kujdesit rezidencial për përcaktimin dhe përmirësimin e standardevetë kujdesit
Trajnimine kujdestarëve.
Nëse e dini ose dyshoni se një person i moshuar është abuzuar, neglizhuar ose nuk është duke marrë kujdesin e duhur, raportoni në institucionet përkatëse që merren me parandalimin e abuzimit të këtyre personave.