Kërcënohet me jetë aktorja që e publikoi videon e sulmit ndaj të moshuarës në Pejë

Dje aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli publikoi një video, ku shihej se një infermiere godiste një grua në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese ndaj Zenelit.

Kujtojmë se ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Për këtë rast ka shkruar edhe gazeta britanike “Daily Mail”, e cila e ka quajtur tronditëse këtë ngjarje.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka shkuar në tri numri i të arrestuarave lidhur me rastin e dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Sipas raportit të policisë, rastet për të cilat janë arrestuar kanë të bëjnë me “sulm”, “moslajmërim i përgatitjes së veprës penale” dhe “fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Në njoftimin e policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të arrestuarave iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë

Leave a Reply

Your email address will not be published.