/

Kirurgët e QKUK-së reagojnë: Presidentja Osmani, injoroi dhe nënçmoi institucionin tonë

“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetëson në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës ka marrë trajtim shëndetësorë jashtë SHSKUK-së”, thuhet në reagimin e tyre.

Presidentja Vjosa Osmani, të mërkurën i është nënshtruar një operacioni, ku ka bërë heqjen e tëmthit.

E këtë intervenim kirurgjik u tha se presidentja Osmani e kreu në njërin nga spitalet private në Prishtinë.

Lidhur me këtë Klinika e Kirurgjisë Abdominale ka dalë me një reagim ndaj anashkalimit të këtij institucioni nga presidentja Osmani.

Më tej në reagimin e kirurgëve të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale thuhet se “duke i dëshiruar shëndet të plotë presidentes Vjosa Osmani, urojmë që raste të tilla të mos përsëriten kur institucionet zyrtare anashkalojnë institucionet shëndetësore publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.