“Të dua nënë”, “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës” janë disa nga mesazhet e shkruara nga qytetarët.
“S’të falim dot,” qytetarët në Tiranë solidarizohen me të moshuarën e dhunuar në Pejë
Një grup qytetarësh në Tiranë kanë dalë në “Sheshin Skënderbej” në mbështetje të të moshuarës e cila u dhunua nga infermieret në një azil në Pejë. Qytetarët kanë shkruar disa pankarta për të shpërndarë mesazhe kundër dhunës dhe në për tu solidarizuar me të moshuarën.
Ngjarja në Pejë ka tronditur mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri. Ky abuzim u bë i njohur nga publikimi i një videoje në të cilën shfaqet infermierja Aurona Pelaj duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Pejë.
Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.