Vuçiq i shokuar nga deklaratat e Borrellit dhe “të tjerëve”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “është i shqetësuar madje i “shokuar” nga deklaratat e Josep Borrell-it, dhe “të tjerëve”, nuk ka specifikuar se cilët janë ata të tjerë dhe për cilat deklarata po ankohet. Ai paralajmëroi një adresim tjetër qytetarëve të Serbisë për t’u zbuluar, sipas fjalëve të tij, “të gjitha detajet e bisedimeve me diplomatët ndërkombëtarë”, por do të presë derisa të kalojë vizita e të dërguarit evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

“Jam i shokuar nga deklaratat e tyre dhe prandaj do të pres që të kalojë vizita e Lajçakut, mund të ndodhë që disa vizita jashtë vendit që i kam aranzhuar paraprakisht të anulohen “për shkak të situatës në vend”, ka pretenduar ai në një takim me gazetarë.

“Shumë njerëz nga e gjithë bota po sillen në mënyrë arrogante”, thotë presidenti serb, duke shtuar se “e për ata të Prishtinës as nuk dua të flasë”.

Ai ka paralajmëruar edhe një adresim tjetër qytetarëve të Serbisë në mënyrë që, siç thotë, “të tregojë shumë detaje nga bisedat e mëparshme dhe aktuale”.

“Dua t’i njoftoj të gjithë me hipokrizitë, me të gjitha presionet, të mos u fsheh asgjë dhe në fund t’u tregoj se cilat janë vendimet tona dhe t’u tregojmë njerëzve se çfarë do të bëjmë më pas për të gjitha çështjet”.

Në ndërkohë, në Berlin po mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në të cilin tashmë janë nënshkruar marrëveshjet e paralajmëruara.

Edhe pse ishte paralajmëruar, Vuçiq nuk ka udhëtuar në Berlin, prandaj delegacionin serb po e udhëheqë kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.