Historiku i shitjes së fëmijëve sa janë foshnje në Kosovë, Ballkan dhe Botë po përsëritet tash e shumë dekada.
Muhamet Agushi, po dyshon se edhe ai e kishte të njëjtin fat të keq kur ishte foshnje, në emisionin ‘Dita me Ne’ të DTV’së, ka thënë se mund të jetë shitur kur ishte në spital pas lindjes.
Agushi ka shtuar se tash e 15 vjet po i kërkon prindërit biologjik, por nuk po i gjen askund, ai ka një foto të shtëpisë së familjarëve mirëpo nuk e din ku është vendi saktë, raporton DTV.
Linku i poshtëm është i deklaratës së Muhamet Agushit: