Kush janë tradhtarët që po i ‘nemë’ djali i Hysni Gucatit: Pasha plagët që i ke në trup, ka me i vra secila dhimbje e jotja

“Po e ndjejm çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kena ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk jemi.

Gjendja shëndetësore e Gucatit siç thotë djali i tij duket nuk është aspak e mirë.

Djali i kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, Musli Gucati ka shkruar sot në rrjetin social Facebook,  pasi babait të tij iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe iu desht të operohet sërish.

Kreu OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u operua sot vetëm disa javë pas operimit të parë që kishte në Holandë.

Pasha plagët që i ke në trup që sot prapë tu hapen ka me i vra secila dhimbje e jotja tradhtarët e Kosovës dhe ata që sot nuk na lejuan të jemi me ty në këto momente të vështira që po kalon dhe të privuan nga liria”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.