Policia nis hetimet pas vdekjes së një gruaje në Viti

“Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 14:00. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një gruaje në Viti pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, ku mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.