Alarmon Musliu: Fotot e mercenarëve serbë dhe paramilitarëve rusë në veri janë të vërteta, ky është lokacioni

Eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, ka thënë se fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku argumentohet se shihen një grup paramilitar rus në veri të Kosovës, janë të vërteta.

Ai ka thënë se përmes një analize të bërë me metodën OSINT, ka vërtetuar se lokacioni i fotografive është në afërsi të Zveçanit.

Sipas Musliut, grupi në fjalë nuk është njësi elitare ruse, por mercenarë serbë, me paramilitarë rusë.

Reagimi i tij në Facebook:

Duke mbledhur të dhëna për gjendjen e tensionuar në veri, me metoda OSINT – hulumtim dixhital e kompjuterik, veçanti në media sociale, vërejta disa foto që argumentojnë praninë e një grupi paramilitar rus ose pro-rus në komunat veriore.

Me qëllim, e lashë edhe listën e pëlqimeve (likes ), ku spikatet ai i politikanit të vjetër serb nga Kosova M.T.

Sipas një analize – softueri, fotografitë janë të vërteta. Lokacioni është në afërsi të Zveçanit.

E dyta, si element, mund të thuhet se është koha (moti) që përkon me ditën e djeshme ose të pardjeshme.

Personalisht nuk besoj se këta janë “specnaz rusë” – njësi elitare ruse, sepse ata kanë mjaft punë ne Rusi e Ukrainë, por ky mund të jetë ndonjë ish-mercenar serb që ka luftuar në Ukrainë ose në Libi, me disa formacione paramilitare ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.