Komentet e Ministrit të Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian të shtunën vijnë pas muajsh mesazhesh konfuze nga Irani në lidhje me dërgesën e armëve, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne i dhamë Rusisë një numër të kufizuar dronësh muaj përpara luftës në Ukrainë”, u tha Amirabdollahian gazetarëve pas një takimi në Teheran.
Irani ka pranuar për herë të parë se ka furnizuar Rusinë me dronë, duke këmbëngulur se transferimi ka ardhur përpara luftës në Ukrainë.
Më parë, zyrtarët iranianë kishin mohuar armatosjen e Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani i quajti akuzat “krejtësisht të pabaza” dhe përsëriti qëndrimin e Iranit për neutralitet në luftë.
SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë në Këshillin e Sigurimit i kanë bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres të hetojë nëse Rusia ka përdorur dronët iranianë për të sulmuar civilët në Ukrainë.
Megjithatë, Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit është mburrur në mënyrë të paqartë se ka ofruar dronë për fuqitë më të larta të botës.
Dhe ndërsa pranoi dërgesën, Amirabdollahian pohoi të shtunën se Irani ishte i pavëmendshëm për përdorimin e dronëve të tij në Ukrainë.
Ai tha se Irani mbetet i përkushtuar për të ndaluar konfliktin.
“Nëse (Ukraina) ka ndonjë dokument në posedim të saj se Rusia ka përdorur drone iraniane në Ukrainë, ata duhet të na i japin neve”, tha ai. “Nëse na vërtetohet se Rusia ka përdorur drone iraniane në luftën kundër Ukrainës, ne nuk do të jemi indiferentë ndaj kësaj çështjeje”.