Janë eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës, por sot u ulën në radhë në takimin e ftuar nga Rakiq i Srpska Listës!

Ata shihen të ulur në radhë në një sallë në objektin e Komunës së Zveçanit, ku po diskutohet dalja ose jo nga institucionet e Kosovës.

Në takimin e thirrur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, po marrin pjesë edhe eprorë serbë të cilët punojnë në Policinë e Kosovës.

Bashkë me ta janë edhe zyrtarë të komunave me shumicë serbe, gjykatave dhe institucione të tjera.

Mbrëmë në Serbi ka qëndruar emisari sllovak për dialogun, Miroslav Lajcak, i cili ka kërkuar që të veprohet me përgjegjësi dhe që të shmanget dhuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published.