Sipas një njoftimi, është bërë e ditur se protesta do të mbahet nga ora 12:00 para monumentit të Car Lazarit në Mitrovicën e veriut.
Përfaqësues të Listës Serbe kanë organizuar për nesër një protestë, pas njoftimit që dhanë sot se do të largohen nga institucionet e Kosovës.
Në këtë njoftim ata thonë që “Të bashkohemi që t’i tregojmë Evropës dhe botës në mënyrë unanime se shteti ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq”.
Përfaqësuesit serb në institucionet e Kosovës kanë dhënë sot dorëheqje. Ky vendim ka ardhur pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.