“Orenda pa asnjë bazë ligjore ka qenë subjekt i thirrjeve për linqim dhe thirrjeve për mbyllje të biznesit, edhe pse ne vepruam shpejtë për veprimet e infermierëve. Duke qenë se ky objekt duhet të mbyllen ditën e hënën, sipas atij vendimi që Ministria e nxori në publik, isha i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të vin t’i tërheqin rezidentët nga qendra Orenda në Pejë”, është shprehur ai.
Rasi ka thënë se ka qenë i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të shkojnë t’i tërheqin rezidentët.
Aksionari më i madh i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, Anton Rasaj ka thënë se kjo qendër ka qenë subjekt i thirrjeve për linçim, siç u shpreh ai pa asnjë bazë ligjore.
Vendimi për mbylljee e qendrës, sipas tij është linçim ndaj biznesit.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, pos të kthejë shpinën vendlindjes ku solla të gjitha kursimet e mia dhe të familjes sime, duke investuar në këtë qendër, tani e kuptoj më mirë pse Kosova nuk ka investime dhe investorë të huaj, ose edhe ata që vijnë ikin, sepse këtu pa asnjë vërejtje paraprake të mbyllet biznesi në mënyrë arbitrare. Nuk di që ka ndonjë vend në Evropë që raste si ky nuk ndodhin, fatkeqësisht rasti si ky i joni ndodhi, por palët punojnë bashkë për të përmirësuar çka do që kërkohet. E kuptova këtë javë se në Kosovë ligji dhe praktika, apo thirrjet e dhunshme i paraprijnë drejtësisë, ky është linçim ndaj biznesit tim, thirrjet për të mbyllur biznesin nuk di si t’i quaj ndryshe. E kam thënë dhe e përsëris se sjelljet e infermiereve që tani janë në hetim, nuk paraqesin fytyrën tonë si biznes, paska qenë e kot kërkimfalja ime morale e menjëhershme”, u shpreh tutje ai.