Bajçinovci ‘zbulon’ skenarin e Serbisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci ka thënë se Serbia problemin kryesor e ka me propozimin franko-gjerman, që sipas tij, nuk e favorizon atë.

Bajçinovci ka thënë se propozimi franko-gjerman është i Brukselit dhe i përkrahur nga Uashingtoni.

Sipas tij, Serbia përmes krijimit të trazirave në Kosovë synon që ta refuzojë këtë propozim.

“Propozimi i Brukselit, me mbështetje të SHBA-së. Skenari kryesor është refuzimi i këtij propozimi të njohur si frranko-gjerman. Duan ta maskojnë refuzimin duke shkaktuar ndonjë trazirë”, ka thënë Bajçinovci.

Sipas Bajçinovcit, problemi në Kosovë është që po diskutohen targat.

“Në Kosovë është dashur të diskutohet refuzimi i marrëveshjes sepse ky ka qenë problemi kryesor”, ka deklaruar ai.

Bajçinovci ka thënë se sipas informacioneve që ka, Serbia ka problem me pikën 2 të propozimit.

“Për Serbinë, marrëveshja është jofavorizuese për Serbinë në pikën 2, që ka të bëjë me kartën e OKB-së, që pothuajse është njohje e Kosovës. Kur e ka parë këtë, Serbia po tenton të krijojë trazira”, ka thënë tutje ai.

Deputeti nuk beson që Serbia e ka guximin që t’ia mësyjë një invazioni në Kosovë.

“Invazion… jo nuk besoj. Serbia e di që invazioni sjell luftë. Institucionet e Kosovës janë në gjendje gatishmërie, këtu e kemi KFOR-in dhe EULEX-in”, ka thënë deputeti i VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.