Ftesa e Kurtit për liderët e opozitës, Haradinaj i thotë “PO”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, Lulëzim Blaka.

“Në adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim”, ka thënë Blaka.

Në letrën dërguar kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, thuhet se ata ftohen në takim për të diskutuar për situatën aktuale për shkak të “zhvillimeve të fundit në vend, e sidomos në veri të vendit”.

Tre liderët ftohen në takim më 8 nëntor në orën 8:00 në Zyrën e Kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.