“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”, shkroi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se “duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në një postim në Twitter për situatën e krijuar në Kosovë.
Ai tha se po e ndjekin me vëmendje dhe shqetësim situatën e acaruar në Kosovë dhe se u bashkohen qëndrimeve të ndërkombëtarëve, si dhe mbështesin idenë themelore të planit franko-gjerman.