Vetura të Policisë së Kosovës u panë atje, ndërsa momentalisht nuk ka shumë qarkullim të automjeteve.
Situata duket e qetë pranë pikëkalimit kufitar në Jarinjë, në veri të vendit. Në atë pjesë po qëndrojnë ekipet e mediave për t’i ndjekur nga afër zhvillimet e mundshme atje.
Të dielën në Veri ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se “të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët”.
Serbët u mblodhën dje në një tubim protestues në Mitrovicën e Veriut, të thirrur nga Lista Serbe. Kjo parti ka vendosur që t’i lë institucionet e Kosovës. Para zyrtarëve të këtij subjekti politik, të shtunën zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës i zhveshën uniformat dhe i dorëzuan dorëheqjet.