“Për Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka rëndësi Ligji për Buxhetin. Buxhet që në esencë është duke e dëmtuar politikisht një pjesë të madhe të komunave”, tha Tahiri.
Tahiri në një konferencë për medie theksoi se është shumë me rëndësi që të procedohet në Kuvend edhe Projektligji i Pagave.
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Buxheti i 2023-së po i dëmton politikisht një pjesë të madhe të komunave.
“Është shumë me interes edhe Ligji i Pagave dhe ligjet vitale të vijnë në Kuvend, e të mos jemi peng i politikës”, ka përfunduar ai.
Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për Subvencione e Transfere, 811 milionë në Shpenzime Kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë Paga dhe Mëditje dhe 493 milionë euro në Mallra dhe Shërbime.