Ballkoni i një ndërtese bëhet portë për Valverden e Real Madridit

Në ndeshjen Rayo Vallecano – Real Madrid, e zhvilluar në Vallecas, u pa një skenë e rrallë.

Në fakt, Fede Valverde goditi fuqishëm, por topi përfundoi aty ku askush nuk e priste.

Përpos humbjes së parë të Real Madridit, një ngjarje tjetër aspak e zakontë ka ndodhur në La Liga mbrëmë.

Në fakt, gjuajtja e fuqishme e mesfushorit të “Los Blancos” bëri që topi të “bënte strehë” në ballkonin e një banese, në një ndërtesë që gjendet pranë stadiumit.

Publiku në stadium u befasua nga kjo dhe filluan reagimet e tyre dhe të qeshurat.

E reagime pati edhe në rrjetet sociale, ku kjo video u bë virale dhe u pa nga miliona njerëz.

Banorët ishin me fat pasi e mbajtën topin në apartamentin e tyre dhe do ta mbajnë si një kujtim të çmuar, në një natë të madhe siç ishte ajo e mbrëmshmja, kur ekipi i tyre i zemrës e mundi kampionin spanjoll dhe evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.