Basha e cilëson propozimin franko-gjerman si sukses të Kurtit: Për 14 muaj solli marrëveshje që Serbia e refuzon

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ia ka atribuuar si suskes kryeministrit Kurti propozimin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka thënë se Kurti për 14 muaj e solli një marrëveshje që Serbia po e refuzon dhe po lufton, teksa sipas tij në 14 vitet e kaluara kishte marrëveshje që Serbia i pranonte dhe festonte.

“Reagimi i Vuçiqit flet mjaftueshëm! Serbia e ka humbur betejën në tokë, tani nga zemërimi po kërcënon me betejë në ajër”, ka shkruar Basha.

Postimi i plotë:

Për 14 vite ka pas marrëveshje që Serbia i ka pranu dhe ka festu, kurse për vetëm 14 muaj Kurti ka arritur të sjellë një marrëveshje që Serbia po e refuzon dhe po e lufton!

Reagimi i Vuçiqit flet mjaftueshëm! Serbia e ka humbur betejën në tokë, tani nga zemërimi po kërcënon me betejë në ajër.

Sigurinë dhe eskalimin në rajon pra e kërcënon vetëm Serbia, por asnjëherë Kosova, sepse ne mbetemi të përkushtuar për paqe, rend dhe siguri në krejt territorin dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie!.

Leave a Reply

Your email address will not be published.