“Nuk po muj me akceptu se si është leju që me u thirr një seancë e jashtëzakonshme për temën e energjisë se është shumë e rëndësishme dhe krejt çka dëgjova deri tash i kam dëgjuar edhe njëherë. Është shterë patriotizmi për çështjet e energjisë dhe mënyrën se si do të mbijetojnë qytetarët gjatë dimrit. Jam i befasuar për keq se si ka mundësi të thirret seancë e jashtëzakonshme për këtë temë e cila është shteruar”.
Para deputetëve, Berisha është shprehur i nervozuar që në këtë seancë të jashtëzakonshme po flitet për energjinë, temë kjo e cila sipas tij është shterur.
Ai ka thënë se është befasuar për të keq që nuk është thirrur seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar për sigurinë në vend, pas zhvillimeve të fundit në veri.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, e ka lëshuar sallën e Kuvendit në seancën e sotme, ku po diskutohej për masat emergjente për energjinë.
“E dimë saktë se qytetarët i pret një dimër i zi jo vec për ënergjinë por te gjitha temat sociale dhe të mbijetesës. Ajo që kam pritur është të thirret një seancë për situatën e sigurisë, pas zhvillimeve në veri”, ka deklaruar Berisha.
Duke iu drejtuar pozitës, ai ka thënë se e kanë sjellë vendin në një situatë kur duhet formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Prej se kam hyrë në politikë, kam thënë se ju do të na sjellni në atë situatë që me formu Asociacionin por edhe shumë veprime tjera që kanë me falimentu politikisht këtë shtet. Kam paralajmëruar se të gjitha ato aktivitete në veri e kanë një prapavijë brenda e kjo po bëhet realitet. Tendenca për reformatim ka filluar të më bëjë të dyshojë se ju po rrëshqitni drejt diçkaje tjetër e ajo është tradhtia ndaj vendit tonë”, është shprehur ndër të tjera deputeti opozitar.