Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mos koordinimin e kryeministrit me SHBA-të për situatën në veri.
“Takimi mes Kryeministrit dhe opozitës nuk rezultoi në unitet por në ndarje rreth rëndesise se koordinimit me SHBA-te. Opozita u shpreh se janë pro për SHBA-të, ndërsa Kryeministri Kurti vazhdoi të jetë kundër koordinimit me SHBA-te.
Një gjë duket absurde, Kurti thotë në media se koordinohet me aleatët, mirëpo pyetja është nëse nuk koordinohet me amerikanet atëherë me ke koordinohet Kurti ?”, ka shkruar Tahiri.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Alibin Kurti, me liderët opozitarë.