“Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operoj me njësitë A3=125 MË/h, A4=125MË/h dhe B1=250MË/h”, thuhet në njoftim.
Në një njoftim të KEK’ut thuhet se “bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qellim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor (8 ditorë) nga sot deri me datën 15. 11. 2022”.
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për ngritjen e operimeve të njësiteve prodhuese.
“Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MË/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit”, përmbyllet njoftimi.
Kosova por edhe Evropa po përballet me një krizë energjetike.
Vendi gjatë dimrit të fundit kishte reduktime të energjisë elektrike, por të ngjashme reduktime janë paralajmëruar edhe këtë vit.