“Presioni është edhe te Kurti edhe te Vuçiq që të ulin tensionet dhe të qetësojnë situatën dhe që të vazhdojnë procesin e dialogut. Nëse një gjë e tillë është e mundur, nuk mund të gjykoj në këtë moment. Na pret një periudhë e vështirë”, ka thënë Maliqi.
Maliqi për “Kosovo Online” ka thënë se duhet merren vendime të rëndësishme dhe ka shtuar se mbetet të shihet nëse Kurti dhe Vuçiq janë të gatshëm për diçka të tillë.
Analisti kosovar dhe njohësi i rrethanave politike në vend dhe rajon, Shkëlzen Maliqi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke luajtur me një kartë shumë të rrezikshme dhe sipas tij një gjë e tillë po e ndihmon përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës. Maliqi thotë se një gjë e tillë po ndodh kur tashmë ka një intensifikim të përpjekjeve të SHBA-së dhe BE-së për gjetjen e një zgjidhje, shtuar këtu edhe ekzistimit të planit franko-gjerman.
Maliqi theksoi se NATO dhe fuqitë perëndimore nuk do të lejojnë konflikte të reja, por nuk është i sigurt se mund ta kontrollojnë plotësisht situatën.
Ai tutje ka thënë se pjesëmarrja e serbëve nga veriu në zgjedhjet që do të pasojnë dorëheqjen e kryetarëve të komunave me shumicë serbe varet nga ndikimi i Vuçiqit dhe Listës Serbe.
“Nëse vazhdon ky trend, nëse Vuçiq dëshiron të krijojë një situatë të bojkotit total, nuk e besoj. Tani varet nga sa i fortë është ndikimi i Vuçiqit, nëse Lista Serbe i kontrollon komunat serbe në veri dhe në çfarë mase, dhe nëse ka plane rezervë, ndoshta është në një farë mënyre një shtrëngim për të forcuar pozicionin në dialog, sepse procesi i dialogut ndoshta do të vazhdojë”, ka thënë tutje Maliqi.
Ai theksoi se me shumë gjasa në dialog do të kërkohet një formulë e re, meqë Beogradi e ka refuzuar propozimin franko-gjerman dhe ideja e Thaçit për shkëmbim të territoreve s’është realiste.