“Parkingje do të jenë përafërsisht 2 nivele, kati i parë dhe minus 1. Do të harmonizohen me ‘Prishtina Parking’ sa u përket çmimeve, në mënyrë që të mos ketë konkurrencë ndaj njëra-tjetrës…Do të jetë me standarde të fundit evropiane, është sikur të jetë si diku në shtetet e tjera, është i pari me PPP në Kosovë pas Aeroportit të Kosovës, unë besoj që është arritur qëllimi tamam siç është planifikuar”, tha Sylejmani.
Me 600 vend-parkingje në dy kate, parkingu nëntokësor i Prishtinës pritet shumë shpejt të jetë i hapur për qytetarët. Me 78 kamera të vendosura për mbikëqyrje, 7 hyrje-dalje për këmbësorë, mbushës elektrikë për vetura, lifte e mundësi hyrje-daljeje për personat me nevoja të veçanta, ky është parkingu më i ri i kryeqytetit që është drejt përfundimit. Një orë qëndrimi në këtë parking është 1 euro, përderisa pas orës së katër të qëndrimit çmimi do të jetë 80 centë. Qëndrimi nga 12 deri në 24 orë është 15 euro, abonimi javor 90 euro, mujor 250 euro, për 6 muaj- 1mijë e 350 euro dhe abonimi vjetor- 2 mijë e 500 euro.
E pagesa e tyre mund të bëhet me monedha të hekurit dhe kartëmonedha, përmes aparateve të veçanta që ka ky parking. E çmimorja e parkingut nëntokësor, sipas Komunës, është harmonizuar me ato të “Prishtina Parking”. Drejtoresha e Planifikimit Strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Komunë të Prishtinës, Mimoza Sylejmani, thotë se ky parking është i ndërtuar me standardet e fundit evropiane. “Parkingje do të jenë përafërsisht 2 nivele, kati i parë dhe minus 1. Do të harmonizohen me ‘Prishtina Parking’ sa u përket çmimeve, në mënyrë që të mos ketë konkurrencë ndaj njëra-tjetrës…Do të jetë me standarde të fundit evropiane, është sikur të jetë si diku në shtetet e tjera, është i pari me PPP në Kosovë pas Aeroportit të Kosovës, unë besoj që është arritur qëllimi tamam siç është planifikuar”, tha Sylejmani. Me një shëtitore të shtruar me material nga gurët e lumit dhe me beton, kjo konsiderohet të jetë e vetmja e kësi lloji në Ballkan. Mbi parking pritet të jenë rreth 5 mijë drunjë të mbjellë nga një kompani italiane. Sipas Sylejmanit, kontrata e përfundimit të punimeve është 10 nëntor. “Po ashtu, edhe pjesa e lokaleve, edhe plateja aty që është, drunjtë janë duke u mbjellë dhe parku është drejt fundit. Në muajin nëntor do ta kemi të gatshëm. Kontratën e kanë më datën 10 për të përfunduar, por në fakt punimet veçse kanë përfunduar, kanë mbetur vetëm edhe pjesa te parku ku do të kemi edhe drunjtë, si i ka kërkuar kryetari të jenë goxha të lartë dhe të ketë edhe më shumë sesa kanë qenë të planifikuar me projekt”, tha Sylejmani. E këto çmime nuk po mirëpriten aspak nga qytetarët. Përmbi parking, krah për krah shtatores së Fehmi Aganit, do të jetë edhe shtatorja e Anton Çetës, për të cilën pati votuar edhe Kuvendit Komunal i Prishtinës i legjislacionit të kaluar. Ndryshe, kontrata për ndërtimin e parkingut nëntokësor është nënshkruar në tetor të vitit 2019, në mes të Komunës dhe konsorciumit italiano-kosovar “Jaha & Pessina”.