Për këtë Osmani ka thënë se Kosova është në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Nga EULEX gjatë ditës së djeshme kanë treguar se janë të gatshëm të angazhohen nëse i kërkohet nga Policia e Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare.
Siç thuhet në komunikatë, shefja e shtetit ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për rend dhe ligj dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së sigurisë publike në të gjithë territorin e Republikës.