Pavarësisht nëse dëshironi të vizitoni qytete historike, të lëna larg vëmendjes, ose vargmalet e egra ku shkelin pak turistë, e nis shkrimin CNN duke rekomanduar 21 destinacionet europiane të nënvlerësuara që me siguri do t’ju bëjnë të ndiheni mirë po t’i vizitoni.
“Ballkani ka kaq shumë vende për të rekomanduar, nga ishujt e egër përgjatë bregdetit dalmat deri tek vargmalet e tij malore për udhëtime sfiduese. Dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është jashtëzakonisht i nënvlerësuar. Prishtina ka një kulturë të lulëzuar të kafeneve, ndërsa, pishina e madhe në parkun e Gërmisë është një vend shumë i mirë përgjatë verës”, thuhet në shkrimin e CNN për Prishtinën.
CNN i ka kushtuar një artikull 21 vendeve që mund të vizitohen në Evropë, ndonëse nuk rekomandohen shpesh. Në këtë listë CNN ka renditur dhe Kosovën.
Europa është plot me vende të mrekullueshme, të nënvlerësuara.
Në mesin e vendeve që rekomandohen nga CNN është edhe Pula në Kroacia, Bansko në Bullgari, Malet Apuseni në Rumani dhe vende të tjera nga Greqia, Italia, Spanja dhe Danimarka.