Haxhiu reagon pas deklaratës së Hovenierit për vizitën e saj në SHBA

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bashkë me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, e kanë konsideruar se duhet ta shtyjnë vizitën e saj për në SHBA për në dhjetor.

Ajo ka shtuar se vizita do të realizohet, mirëpo nuk ka treguar ndonjë datë.

“Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën. Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta. Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA.
Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën.
Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta.
Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.