DTV Media

Suggestions

  • Opinion
  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV

DTV Media

Të Gjitha

Komandot e FSK-së trajnohen nga Forcat e Mbretërisë së Bashkuar

by admin
November 9, 2022

“Edhe një e arritur shumë e rëndësishme falë mbështetjes së forcave aleate të Mbretërisë së Bashkuar. Shumë urime komandove tona dhe falënderim e mirënjohje e lartë për instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike ( BMATT) krahas gjithë mbështetjes së pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar, qeverisë dhe forcave të saj aleate. Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja dhe projekteve të përbashkëta me aleatët tanë britanikë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike ( BMATT). Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Po ashtu ministri Mehaj ka njoftuar se, me qëllim të njohjes nga afër me dëshmitë dhe gjurmët tona historike, kadetët e klasës 2023, në kuadër të aktiviteteve akademike nga moduli i Historisë dhe Teorisë Ushtarake, kanë realizuar vizitën studimore në Shkodër.

“Luftërat për liri të popullit tonë gjatë historisë sonë të lavdishme janë dije, motivim dhe frymëzim për kadetët tanë. Me qëllim të njohjes nga afër me dëshmitë dhe gjurmët tona historike që i kanë qëndruar kohës, kadetët tanë të klasës 2023, në kuadër të aktiviteteve akademike nga moduli i Historisë dhe Teorisë Ushtarake, kanë realizuar vizitën studimore në Shkodër. Me këtë rast, ata mësuan për historinë e rrethimit të Shkodrës nga osmanët më 1478-79 përmes literaturës duke vizituar edhe Kështjellën e Shkodrës dhe Muzeun e saj. Duke njohur dhe vlerësuar të kaluarën tonë do të mund të jetojmë të tashmen dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë të sigurtë”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.

Share this
  • Facebook
  • Messenger
  • Twitter
  • Pinterest
  • Linkedin
  • Whatsapp
  • Reddit
  • Email

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

You might be interested in

April 7, 2023April 7, 2023

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për operacionet gjatë natës

Gallery

© 2022 DTV të gjitha të drejtat e rezervuara

  • Për DTV
  • Privacy
  • Help
  • Terms
  • Kontakti

në fokus

Vrasja e 15-vjeçarit dhe babait të tij në Gradicë, Dëshmitari: pas të shtënave i mituri kishte thënë “o kuku babë m’rroki”

Dëshmitari Valdrin Muja tha se në ditën kritike, pas të

Prokuroria konfirmon se hoxha rrahu të dashurën e tij: Viktima u pyet nëse do shkojë në strehimore

Hoxha nga Obliqi, Behar Mjekiqi dyshohet se a ka bërë

Babai nga Vitia ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Një ngjarje e tillë jo fort e zakonshme ka ndodhur

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht 72-vjeçaren në Skenderaj

Gjatë ditës u raportua për identifikimin e 25-vjeçarit që dyshohet

  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV