Ramush Haradinaj: Kurti e ka zgjedhur rrugën e dreqit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Haradinaj thotë se Kurti ka marrë “rrugën e dreqit” dhe po e ndihmon me plane presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne kemi presion prej një kryeministri që ka marrë rrugën e gabume, ndryshe thënë rrugën e dreqit, ai e ka rrugën e dreqit, rrugën e Serbisë e ka marrë. Është ka ia ndihmon planeve të Vuçiqit 100 për 100 qind me saktësi. Edhe është ka i qet në pozitë të keqe ata që me garanca të veta po punojnë me na qu në qëllim që është me mbyll njohjen me Serbinë”, tha ai.

Pas vendimit të Qeverisë për targat dhe situatës së krijuar në veri, Haradinaj ka vazhduar me kritikat ndaj Kurtit, teksa e ka akuzuar edhe se ka prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.