“Prandaj, deklarimet e tilla publike i shohim më tepër si tendencë e Beogradit zyrtar për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, madje, edhe përmes kërcënimeve direkte.
Ai tha se janë tre kërkesa për demobilizim që kanë pranuar prej kohësh, dhe për të cilat janë duke ndjekur të gjitha procedurat e rregullta.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pasi mediumi serb, Kosovo Online ka raportuar se 10 pjesëtarë serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.
Mehaj përmes një reagimi në Facebook tha se ky lajm nuk është i vërtet.
Përpjekjet e Serbisë për të frikësuar pjesëtarët serb të FSK-ës janë të papranueshme, shkelin normat e civilizimit dhe vlerat demokratike evropiane”, tha ai.
Tutje, Mehaj tha se nuk presin që Serbia të ulë shkallën e kërcënimeve, por sipas tij, edhe Kosova si shtet nuk do të dorëzohet kurrë përpara këtyre presioneve.
“Vlerësojmë dhe respektojmë kontributin e secilit pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës për sakrificën dhe shërbimin ndaj atdheut. Kosova është shtet multietnik, dhe Ushtria e Kosovës është garantuese e integritetit territorial dhe jetës së çdo qytetari pa dallim etnie.Bashkë do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO!”.