Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se favorin më të madh që Kosova mund t’ia bëjë Serbisë, është të mos koordinohet me aleatët e saj.
Ai ka treguar se gjatë takimit të fundit me kryeministrin Albin Kurti, e ka kuptuar se në ç’gjendje të rëndë ndodhet Kosova.
“Këtë sovranitet jo vetëm që nuk mund ta shtrijë në kufi, në kuptimin e sigurimit të kufirit, por nuk mundet as në ekzekutimin e punëve të shtetit brenda territorit të vetë ta ushtrojë”.
“Deri më tani nuk kam parë plan dhe në takimin e fundit që kam pasur me Kurtin, kam vërejtur se nuk ka plan fare për këtë çështje, përveç që s’kemi koordinim ndërkombëtar, nuk ka as plan se si të rikthehet ky administrim”, ka thënë Abdixhiku.
“Kishte deklarime publike që i dëgjoni të gjithë ju, për më tepër, nuk kishte plan konkret që ne kërkuam, çfarë do të bësh me policët, zjarrfikësit dhe me rendin dhe ligjin atje”.