Baraliu me gjuhë seksite, ia përmend presidentes rregullimin e flokëve te Sellma

Opinionisti Bleron Baraliu, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ashpër rreth vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila së bashku me kryeministrin Kurti takuan presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Baraliu mendon se Osmani është ende e eksituar për pozitën që mbanë.

“Presidentja është ende në delir, e ekcituar që i ka ardhë rasti të vizitojë Élysée Palace e rregullojë flokët te Sellma”, ka shkruar Baraliu.

Sipas tij, dikush duhet t’i bëjë me dije Osmanit që është presidente e një vendi që nuk po arrinë të lëvizë lirshëm.

Dikush duhet t’i tregoj se është presidente e një vendi që edhe liberalizim s’po arrin dot, lëre me zhvillim e prosperitet. Mirëmbrëma Presidente, edhe sa ki afat në vizën shengen?”, thotë Baraliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.