Berisha: Sjellje e rrezikshme e Kurtit, zgjoi sentimentin kundër Amerikës e Perëndimit

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjuar si askush më parë sentimentin kundër Amerikës.

Albin Kurti zgjoi si askush më parë në popullatë sentimentin otomano-komunist për t’i ndërsyer kundër Amerikës dhe Perendimit në përgjithësi.”, ka shkruar ai.

Më tej, Berisha ka shkruar se kjo është një sjellje e rrezikshme e Kurtit dhe ka për qëllim krijimin e një realiteti politik antidemokratik dhe antiperëndimor.

Shkrimi i plotë i tij:

Albin Kurti, si askush më parë në Kosovë, ka arritur të nxjerrë më të keqen e individit dhe shoqërisë. Asnjëherë në këtë nivel brenda kombit shqiptar nuk ka pasur polarizim të këtillë, gjuhë jotolerante deri të ndytë dhe shtresime të skajshme.

Albin Kurti vazhdoi jotolerancën me komunitetin serb duke e prurë situatën dhe raportin e tyre me shtetin e Kosovës në një nivel edhe më të ulët se në periudhën e shpalljes së pavarësisë.

Albin Kurti zgjoi si askush më parë në popullatë sentimentin otomano-komunist për t’i ndërsyer kundër Amerikës dhe Perendimit në përgjithësi.

Kjo sjellje e rrezikshme e Albin Kurtit ka për qëllim krijimin e një realitetit të ri politik, fund e krye antidemokratik e antiperendimor, dhe me vetëdije duke i rrezikuar të arriturat e deritanishme dhe duke e shndërruar rastin e Kosovës në modelin palestinez, model që fund e krye dirigjohet nga Rusia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.