Haxhiu dhe Tahiri përplasen në Kuvend: Gjithmonë i keni thanë PO kërkesave të Vuçiqit

“Për herë të parë tre krerët e institucioneve janë të unifikuar me qëndrimet e tyre përball Serbisë dhe do të doja që këtij unifikimi ti bashkohet edhe opozita”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se për herë të parë Republika e Kosovës ka pozicion të dinjitetshëm në raport me negociatat me Serbinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu është kundërpërgjigjur deklaratave të partive opozitare veçanërisht PDK-së dhe LDK-së.

Ajo shtoi se në të kaluarën gjithmonë ka pasur lëshim pe karshi Serbisë.

“Sa herë që ka pasur kërkesë nga Beogradi nga Vuçiqi asnjëherë JO nuk i keni thanë. Pasojat e qeverisjeve tuaja po i ndjejmë ne sot”, ka thënë Haxhiu, shkruan Telegrafi.

Ministrja u tregua edhe më e ashpër me shefat e grupeve parlamentare të PDK-së e LDK-së, Abelard Tahiri dhe Arben Gashi.

“Ju ftoj mos me i keqinformu qytetarët e Kosovës. Me dal shefi i grupit parlamentar të PDK-së dhe LDK-së e me thanë që nuk ka prokurorë e gjyqtarë ne veri, shumë pak është me thanë që është keqinformim.

A je në gjendje me dhanë dorëheqje nëse ajo çka ke than ti është e pavërtetë. Tash jam e gatshme bashkë me ty e me Arbenin me shku në Gjykatë në Mitrovicë aty janë prokurorët dhe gjyqtarët. Prandaj mos shpifni e mos manipuloni”, tha Haxhiu.

Pas këtyre deklaratave pati replikë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili e quajti Haxhiun “ministre e sanksionuar e SHBA-ve”.

“Nuk e di a ka gjë më të padinjitetshme në këtë vend sesa me u sanksionua prej SHBA-ve. Po të shohim që ki silket të madh, ki telashe të madhe. Reagon del akuzon”, tha Tahiri.

Ai shtoi se si opozitë po kërkojnë angazhim të Qeverisë në fuqizim të shtetit të Kosovës në një pjesë ku janë larguar 570 polic.

“Po kërkojmë angazhimin e Prokurorisë në luftimin e Veslenoviqit dhe Radiociqit që i kemi përzënë nga Kosova .Ju të sanksionuarit nga SHBA-të keni filluar me kriju një ambient për krim, korrupsion e kontrabandë”, tha Tahiri.

Ai i kërkoi ministres Haxhiu që të jap dorëheqje.

“Unë me qenë në situatën tënde vërtetë kisha dhënë dorëheqje sepse është e turpshme me ushtruar pozitën e ministres së Drejtësisë një njeri që sanksionohet nga SHBA-të”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.