“Rezoluta fatkeqësisht nuk kalon, por nuk kaloi për pak”, tha Konjufca.
Nuk ka kaluar rezoluta kundër sulmeve seksuale e prezantuar nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Pasi u hodh në votim, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se “75 deputetë ishin në sallë por vetëm 61 deputetë kanë votuar, 26 vota i ka marrë për, 1 votë kundër dhe 34 vota kanë abstenuar”.
Doarsa Kica-Xhelili i ka ftuar deputetët e pozitës ta votojnë këtë rezolutë pak para se të hidhej në votim.