‘Absurditet të rrezikosh konfrontim për shkak të targave’: Pozhari komenton deklaratën e ambasadorit gjerman

Gazetari Xhevdet Pozhari ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili e quajti absurditet rrezikun e një konfrontimi për shkak të targave.

Pozhari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se pas SHBA-së, miku i dytë i vendit për nga fuqia e rëndësia, e tha të njëjtën.

“Ambasadori gjerman në Kosovë: Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targat Pra, pas SHBA-së, edhe miku i dytë për nga fuqia dhe rëndësia po e thotë të njëjtën”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, të shtunën përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman tha se është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë kundër Ukrainës.

Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.