“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deeskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, shkroi ambasadori gjerman.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde tha se është absurde një konfrontim për targat, ndërsa Rusia po zhvillon luftë brutale kundër Ukrainës.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për zhvillimet në veri të vendit, tha se kërkohet vullnet politik për të deeskalim të situatës, në mënyrë që të mos shkohet në konfrontim të dhunshëm.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj vendimin për konvertimin e targave të veturave nga ilegale të Serbisë në ato RKS. Ndërsa, serbëve iu është kërkuar që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës.