Dy persona dërgohen në spital lëndohen në aksident trafiku në Pejë

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 18:10, janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Ai tutje ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.