“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.11.2022 – 12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur (përdorur) sprej lotsjellës”, thuhet në raport.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, në ora 12:25.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi kishte hedhur gaz lotsjellës në klasë.
Spreji është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.