Gabohen gjithë ata politikan që mendojnë se Amerika ka vetëm një “kanal”komunikimi me qeveri e shtete anekënd rruzullit.
Nuk ka asnjë dyshim që Amerika, informatat për ngjarjet, proceset dhe zhvillimet që ndodhin ne gjithë rruzullin tokësor, përveç ambasadave, që i ka në pothuajse shumicën absolute të shteteve, i merr edhe përmes kanaleve tjera. Jo zyrtare dhe qendrave tjera si DASH-i, Pentagon-i, Senati, etj. Kanale këto përmes të cilave “mirëmbahen, ushqehen” e deklasifikohen si informatat (jo) pajtuese ashtu edhe ato (jo) refuzuese, që vijnë pa ndalur si nga aleatët (jo) besnik, ashtu edhe nga miqtë (jo) besnik të mbarë rruzullit.
Në këto lloj “komunikimesh” (lexo; koordinimesh, këmbim informatash, iniciativa e veprime të përbashkëta, po edhe mospajtime, e herë herë edhe pakënaqësish, siç po dyshohet për Qeverinë aktuale!, është e natyrshme po edhe normale që tani, s’ka nevojë aq shumë për “bedela” e ndërmjetësues tjerë! Ngase, Amerika “bedelat” e djeshëm sot i ka pensionuar, pikërisht përmes revolucionit inovativ teknologjik dhe futjes në përdorim masiv të medieve sociale.
Kështu, që ata që po shqetësohen për Amerikën, si mike e si aleate tone, mos të bajnë fortë gajle, e të bëhen më “katolik se Papa”! Sepse Amerika, duke qenë ende “qendra” e botës dhe duke i poseduar algoritmet e kalkuluara politike me një saktësi milimetrike, nuk i lejon vetes të befasohet ashtu si mendojnë dhe gjykojnë ca naiv qofshin ata; qeveritar, opozitar, civil, apo mediatik, etj. që vijnë kryesisht nga “periferia”.