Nol Nushi i PSD-së arrestohet nga policia, ndërsa lirohet menjëherë

“Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug”, thuhet në njoftim.

Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi, është arrestuar sot pasdite në Prishtinë, por i njëjti është liruar menjëherë.

PSD ka njoftuar se sot rreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë.

Sipas njoftimit të PSD, Nushi është liruar, por i është ndaluar letërnjoftimi. “Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”.

“Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla”, thuhet në njoftimin e PSD.

Leave a Reply

Your email address will not be published.