Protesta e opozitës, demokratët mbushin sheshin në Tiranë, policia blindon kryeministrin

TIRANË–Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Protestës së opozitës që zhvillohet sot para kreministrisë në Tiranë i janë bashkuar qindra qytetarë, shumë të ardhur edhe nga rrethet. Mësohet se kanë ardhur nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Përmeti, e Këlcyra, Mirdita etj.

Në Bulevardin para kryeministrisë shihen shumë fëmijë dhe të moshuar, që kanë vendosur të marrin pjesë në protestë. Berisha dhe Meta do të nisen njëkohësisht nga selitë e partive të tyre dhe do të bashkohen në sheshin para Kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.