Bajqinovci i VV-së i thotë Avdullah Hotit: Duhet ta mësosh ngapak Lumir Abdixhikun

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ish-kryeministrit Avdullah Hoti i cili kritikoi Qeverinë se nuk po ofron transparencë në lidhje me planin franko-gjerman.

Bajqinovci i thotë Hotit llogari duhet t’i kërkojë kryetarit të tij të partisë Lumir Abdixhiku, i cili nuk kishte shkuar në takimin e ftuar nga Kurti, ku ishte folur për këtë temë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i tij:

Ish-kryeministri i paligjshëm Avdullah Hoti qenka ankuar se nuk ka transparencë për propozimin franko-gjerman. Me siguri këtë ankesë e ka drejtuar për liderin e tij, Lumir Abdixhikun. Kryeministri Kurti e pat ftuar në takim Abdixhikun pikërisht për ta diskutuar planin franko-gjerman, por i njëjti nuk ka marrë pjesë.

Tash, le të përballet me deputetët dhe zyrtarët e tjerë në parti që po i kërkojnë llogari për vendimet e tij të gabuara.

Avdulla, mos i drejto Lumirit vetëm ankesa, duhet edhe ta mësosh nga pak!

Leave a Reply

Your email address will not be published.