Abelard Tahiri e akuzon Qeverinë Kurti: Ka afera korruptive në shëndetësi

“Për një periudhë kaq të gjatë siç është shëndetësia të mbetet pa ministër. Fokusi i Qeverisë ka humbur fare. Janë ata që po shpenzojnë nga xhepat e tyre. Ka shumë afera korruptive gjatë kësaj periudhe dhe kërkojmë debat për gjendje në shëndetësi”.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai u shpreh se gjendja në shëndetësi është e keqe për faktin se Ministria e Shëndetësisë është tash e një kohë pa ministër.

Kryetari i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Qeverinë për siç ka thënë, numër të madh të aferave korruptive.

“Javën që vjen do të jenë në votim kandidatë për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Qytetarë ata që kanë përjetuar ka qenë rritje të çmimeve enorme. Do të donim të ishte e vërtetë që ka deklaruar Kurti që të kishte rritje ekonomike. Kemi parë rritje të çmimeve”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.