Aida Dërguti për arrestimin e Rron Gjinovcit: Kur je me pushtetin, as dy sahat nuk rri në burg

Aida Dërguti ka ngacmuar paksa Rron Gjinovcin, drejtorin ekzekutiv të ORCA-s, i arrestuar sot pas aktivitetit në Universitetin e Prishtinës, ku bashkë me Dibran Hoxhën vërshëllyen me filikaqë e me zile të ndryshme në ligjeratën e Bujar Dugollit.

Dërguti ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar me këtë arrestim, që zgjati pak.

Ajo ka thënë se kur je “shoqëri civile” e pushtetit, as dy orë nuk qëndron në burg.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas arrestimit, Gjinovci e Hoxha janë liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.