Borrell fton me urgjencë Kosovën dhe Serbinë në Bruksel, ju jep afat për zgjidhje deri më datë 21 nëntor

“Të dyja palët duhet të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të gjetur një zgjidhje për të ulur tensionet. Është e papranueshme që të injorohen detyrimet që vijnë nga dialogu”, tha Borrell.

Ai shtoi se situata në Kosovë është më e rrezikshmja që nga viti 2013.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se kryenegociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në takim dhe sipas tij, zv/kryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet të mbërrijë që sonte në Bruksel.

Borrell në konferencë për media pas takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm BE-së, theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor, – datë kur kjo do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS, ndërsa tha se është i hapur edhe për takim mes liderëve nëse ka përparim konkret në takimet mes kryenegociatorëve.

Ai i kërkoi serbëve që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa Qeverisë së Kosovës që të tregojnë fleksibilitet në çështjen e targave, ndërsa të punojnë drejt krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.