Ai tha se vendimi i Qeverisë për targat është legjitim. Opinionisti Taulant Kryeziu, ka thënë se duhet të ruhet si sytë e ballit roli arbitrues i SHBA-së në procesin e dialogut.
“Nëse SHBA po na kërkojnë si mikut që ne ta shtyjmë për pak dhe të diskutojmë për planin, atëherë këtë koncesion duhet ta bëjmë karshi SHBA-së dhe asnjëherë karshi Beogradit me kushtin që të diskutohet për planin”, tha Kryeziu.
“Sepse pa SHBA-në i bie që palët të maten bazuar në fuqinë reale në terren dhe kjo sdo të duhej të ishte rruga e Kosovës. SHBA-të janë sponsorizuesi i këtij shteti dhe mbështetësi më i madh i konsolidimit të shtetësisë së Kosovës prej pavarësisë e tutje, kështu që Kosova duhet ta trajtojë me kujdes këtë partneritet”, tha ai.